Një person i dyshuar, mashkull serb, shtetas i Serbisë, është arrestuar dje në Podujevë, njofton Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.
Sipas raportit, i dyshuar është arrestuar pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar në mbajtje./Llapi.info