Policia e Kosovës raporton se dje në Podujevë ka arrestuar një person mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet të ketë kryer një vrasje të rëndë me datën 28 prill 1993, ku viktimë ishte një mashkull K/Shqiptar.
“Me 25.09.2015 pas një informate lidhur me një vrasje e cila kishte ndodhur në vitin 1993 ku viktimë ishte një mashkull K/Shqiptar, prokurori i shtetit ka urdhëruar të hapet rast i ri dhe të arrestohet i dyshuari mashkull K/Shqiptar ndaj të cilit do të zhvillohen hetimet të mëtutjeshme. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info