Në fshatin Lupç i Poshtëm janë duke u asfaltuar dy rrugë të lagjeve “Dulovitët” dhe “Koliqi”.

Me këtë rast Për t’i përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lupç i Poshtëm kanë dalur edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit,Durim Salihu.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka kërkuar rritje të dinamikës së punës nga kompanitë e kontraktuara duke shprehur përkushtimin e komunës për realizimin e projekteve infrastrukturore të parapara për këtë vit.

Edhe banorët e fshatit Lupç i Poshtëm asfaltimin e këtyre rrugëve e vlerësuan shumë të rëndësishëm për qarkullim më të mirë dhe më të lehtë.

Punët në asfaltimin e këtyre rrugëve, në gjatësi prej 1,1 km, është duke bërë kompania “Papemburg”./Llapi.info