Policia e Stacionit të Podujevës njofton për llapi.info se me datën 02.04.2015 një person i dyshuar kishte deklaruar në Stacionin Policor në Podujevë se i ka humbur patent shoferi, me ç’rast tani është vërtetuar se patent shoferi i tij është konfiskuar në shtetin e Hungarisë.
Për këtë deklarim të rrejshëm, policia ka hapur rast ndaj personit të dyshuar./Llapi.info