Një rast dhune në familje është regjistruar të mërkurën në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit të saj ditor. Sipas PK-së, i dyshuari pas një mosmarrëveshje në familje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, me ç’rast kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Emergjencën e Podujevës.
Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dje dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 08.05.2019-10:00. Më 10.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij femër K/Shqiptare. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Emergjencën e Podujevës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info