Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Poduevë, shkruan Llapi.info.

Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas së tij.

Viktima me vullnetin e saj ka shkuar tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Podujevë,07.08.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima me vullnetin e saj ka shkuar tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.