Një person i dyshuar është arrestuar dje në Podujevë pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, transmeton Llapi.info.

 

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në Raportin e saj 24-orësh ku ndër të tjera ka bërë e ditur se e sulmuara ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Sipas policisë i dyshuar pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info