Një person është arrestuar në Komunën e Podujevës pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Llapi.info
Sipas PK-së, i arrestuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër K-Shqiptare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Llapi.info