Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është rrahur nga burri i saj, shkruan Llapi.info.

Rrahja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje dhe ngjarje ka ndodhur në Podujevë.

Njoftimi i plotë:

“Podujevë 20.07.2024-16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”