Një rast i dhunës në familje është regjistruar gjatë ditë së djeshme në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Siç njofton policia, një person ka rrahur fizikisht gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas paraqitjes së rastit në polici, gruaja ka shkuar të jetojë tek familjarët e saj, derisa burri është arrestuar dhe po mbahet në burg.

Njoftimi i plotë;

Podujevë, 09.07.2022-23:30. Më datë 10.07.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me te dyshuarin mashkull kosovar bashkëshortin e saj, i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima posedon raportin mjekësor. Pas intervistimit, viktima me vullnetin e saj ka shkuar te familjarët e saj. Ndërsa është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje.