Ka vdekur Hajrë Pollomi, babai i dëshmorit Isuf Pollomi nga Hertica e Podujevës.
Ai ishte i njohur për historinë e trishtë të humbjes së të birit gjatë luftës.
Hajrë Pollomi qëndronte vazhdimisht pranë varrit të të birit, i cili ra dëshmor për çlirimin e Kosovës.
Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Herticë, tek Xhamia e vjetër.