Mbrëmë në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një person ka mbetur i plagosur, shkruan Llapi.info.
Policia e Kosovës, në raportin e sotëm, ka dhënë detaje tjera, ku ka treguar se është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit e më pas i njëjti është kërkuar por ende nuk është hasur.
“Eshtë raportuar për një plagosje me armë zjarri ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit por nuk është hasur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info