Foto ilustrim

Një banorë i fshatit Llaushë të Podujevës ka informuar Policinë se pylli i tij është përfshirë nga zjarri, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e përditshëm. Sipas PK-së, një person i dyshuar është shoqëruar në stacion, i cili ka deklaruar se zjarri ka ardhur si pasojë e djegies së disa mbeturinave.

“Ankuesi mashkull K ka informuar se pylli i tij është përfshirë në zjarr. Sipas ankuesit, janë djegur rreth 3 hektar pyll. Njësia policore ka shoqëruar një të dyshuar mashkull K, i cili ka deklaruar se zjarri ka ardhur si pasoj e djegies së disa mbeturinave dhe zjarri ka përfshirë pyllin e ankuesit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës pa dhënë detaje tjera./Llapi.info