Një grua në Podujevë ka raportuar në Policinë e Podujevës se djali i saj është keqtrajtuar nga njerka, pasi kishte marrë djalin në vizitë nga ish-bashkëshorti, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ndërkohë që është njoftuar se nuk është raportuar për të arrestuar.

“Podujevë, 19.04.2021. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pasi kishte marr djalin në vizitë nga ish bashkëshorti, djali e kishte njoftuar se njerka e dyshuara femër kosovare e kishte keqtrajtuar. Viktima është intervistuar nga punëtori social. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-ësh të PK-së./Llapi.info