Në Podujevë dje ka ndodhur një ngjarje e pazakontë; djali ka rrahur nënën e tij, njofton Llapi.info.

Ngjarjen e ka raportuar viktima, e cila, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje me të birin, ky e kishte sulmuar atë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Në raport bëhet e ditur se viktima ka marrë trajtim mjekësor, por nuk saktësohet nëse ka pasur të arrestuar. Rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info