Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është rrahur nga djali i saj, njofton Llapi.info.

Rasti sipas policisë ka ndodhur para dy netëve, ndërsa gruaja është ankuar në polici gjatë ditës së djeshme.

Gjithashtu në raport policor thuhet se djali i dyshuar është në arrati.

Pas dhunës së ushtruar ndaj gruas, kjo e fundit ka pranuar edhe trajtim mjekësor./Llapi.info