Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, përmes një komunikimi në telefon ka fyer portalin llapi.info duke thënë se portali llapi.info e ka lodhur dhe po shpërndan dezinformata.

Portali llapi.info përmes telefonit ka kontaktuar Avni Fetahun, Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim në Komunën e Podujevës, për të pyetur në lidhje me dëmet që mund të kenë shkaktuar reshjet e fundit të shiut në kulturat bujqësore në Komunën e Podujevës, por ky i fundit nuk është përgjigjur lidhur me temën për të cilën është pyetur, por pas fyerjeve të tij drejtuar portalit llapi.info ka mbyllur telefonin.

“Portali juv na keni lodh, krejt veç dezinformata po shpërndani” dhe ka mbyllur telefonin duke thënë se më nuk do të prononcohet për ne.

Fetahu nuk ka lënë hapësirë të pyetet se për çfarë dezinformatash e ka pasur fjalën./Llapi.info