Një incident mes disa personave ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, dy persona (njëri i mitur) janë therur me thikë nga disa persona ende të panjohur.

“Podujevë 16.04.2020 – 20:05. Dy viktima meshkuj kosovar (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që janë therur me thikë nga persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor, njëri nga viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetri është liruar”, thotë Policia.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës thotë se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. Ky rast është klasifikuar tek incidentet kriminale, ndërsa i njëjti është cilësuar nga Policia si “vrasje në tentativë”./Llapi.info