Një person nga fshati Rvuq, e një tjetër nga fshati Brecë të komunës e Podujevës janë arrestuar dje pasi që të njejtët ishin të kërkuar nga policia, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.
Në raport thuhet se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë janë arrestuar dy mashkuj K/Shqiptar dhe të njejtët janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur arsyen e kërkimit të këtyre personave tashmë të arrestuar./Llapi.info