Një rast dhune në familje është regjistruar dje në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

Të njëjtin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, teksa është njoftuar se një i dyshuar ka sulmuar vëllain e tij, pas një mosmarrëveshje për pronën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në lidhje me pronën, ka sulmuar vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë Policia./Llapi.info