Një mjet i dyshuar- gëshojë e raketës është gjetur në oborrin e shtëpisë së një banori të Podujevës, njofton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij ka vërejtur një mjet të dyshuar–gëzhojë e raketës”- thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Njësiti i FSK-së dhe njësiti i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar pa ndonjë incident./Llapi.info