Një mashkull K/Shqiptar nga fshati Obranqë i Podujevës është arrestuar dje në ora 20:05, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri disa netë radhazi. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Policia njofton se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 12 fishek si dhe shtatë gëzhoja.

“Fshati Obranq, Podujevë, 20.08.2015 – 20:05. Është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri disa netë radhazi. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 12 fishek si dhe shtatë gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info