Një vajzë e mitur e cila ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e këmbësorëve, është goditur nga një veturë dje rreth orës 13:25 minuta në rrugën “Xhemajl Stafa”, njofton Llapi.info.
Pas shkaktimi të aksidentit i dyshuari mashkull ka ikur nga vendi i ngjarjes, e më pas është arrestuar nga policia, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Si pasojë e këtij aksidenti, e mitura ka pësuar disa lëndime të lehta trupore për çka edhe i është ofruar tretman mjekësor.
I dyshuari sipas PK- së me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info