Në fshatin Mirovc të Podujevës, një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull (bashkëshorti), ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke i shkaktuar lëndime trupore, njofton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.
“Fsh. Mirofc, Podujevë 13.01.2019-12:00. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar (bashkëshorti) ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa dy fëmijët e tyre me dëshirë i kishte lënë në përkujdesje të bashkëshortit. Pas intervistimit , me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info