Mungesa e parkingut për vetura të prindërve dhe stafit punues, mungesa e këndit të lojërave në ambient të hapur, mos rregullimi i oborrit në pjesë të gjelbëruese si dhe mungesa e kontrollave mjekësore që 3 vite radhazi janë disa nga problemet me të cilat po përballet çerdhja e vetme publike e qytetit të Podujevës “Drita”.

Këto mungesa të çerdhes i kishin raportuar edhe asambleistët Adelina Stublla dhe Haki Rudari nga radhët e Lëvizjes VetëVendosje, të cilët i kishin vërejtur gjatë një vizite që i kishin bërë ata kësaj çerdhje.

qerdhja 12

 

Se çerdhja po përballet me mungesë të këtyre kushteve, e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Çerdhes “Drita”, Taibe Nishefci, e cila ka thënë se ndonëse jashtë objektit kjo çerdhe  përballet me këto mungesa, ajo brenda është e ndërtuar sipas standardeve më të larta dhe i plotëson të gjitha kushtet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve.

Cerdhja 11

 

“Numri i fëmijëve  në çerdhe është deri në 60 fëmijë, ku kjo  çerdhe ka kapacitet të mjaftueshëm për kujdesin e tyre, ku nëpër grupe janë nga 2 edukatore”  ka thënë Nishefci.

Sipas drejtoreshës stafi është i kualifikuar për kujdesin e fëmijëve, ku ato vazhdimisht ndjekin trajnime të ndryshme, ku së fundmi kanë ndjekur trajnimin e quajtur “Standardet e Zhvillimit dhë të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0 deri në 6 vjeç”.

E pyetur se a pritet të ndërmirret diçka për plotësimin e këtyre mungesave, Nishefci ka thënë se kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e Arsimit në Podujevë dhe pret nga ta që të investojnë për rregullimin e oborrit të çerdhes.

Cerdhja 7

 

Lidhur me mungesën e pediatrit në çerdhe qe 3 vite radhazi, drejtoresha e ka pranuar një gjë të tillë, por ajo nuk e ka parë si të domosdoshme prezencën e pediatrit, sepse edukatorët kanë mbajtur trajnim nga Kryqi i Kuq, të cilët vullnetarisht ua kanë mbajtur këtë trajtim, që në rastet në nevojë, të jenë në gjendje të reagojnë./Llapi.info

qerdhja 13