Shkolla e Mesme Teknike “Fan S. Noli” në Podujevë ka hapur konkursin për pranimin e nxënësve në klasën e dhjetë në afatin e gushtit.

Afati i dytë për pranimin e këtyre nxënësve është hapur vetëm në këtë shkollë, pasi në dy shkollat e tjera të mesme në Podujevë, në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” dhe në Sh.M.E. “Isa Boletini” numri i nxënësve të pranuar është plotësuar në afatin e parë.

Regjistrimi i nxënësve në klasën e dhjetë në afatin e gushtit në Sh.M.T. “Fan S. Noli” bëhet me datën 24, 25 dhe 26 gusht 2015.

Të gjithë nxënësit të cilët nuk kanë mundur të pranohen në afatin e parë në ndonjë nga shkollat e mesme në Podujevë, tani mund të aplikojnë në Sh.M.T. “Fan S. Noli” në këto profile:

Informatikë, Telekomunikacion, Postë dhe Telekomunkacion, Energjetikë, Arkitekturë, Trafik rrugor, Transport rrugor, Operator prodhimi, Automekanik, Saldator, Instalim i ngrohjes dhe klimatizim, Përpunim druri./Llapi.info

11900501_10153637285974797_1170133810_o