Është hapur konkursi për pranimin e nxënësve të rinj në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Gjithsej në këtë vit në gjimnaz do të pranohen 9 paralele në gjimnazin e shkencave natyrore dhe 8 në ato shoqërore.
Për informacionet e detajuara lexoni njoftimin e plotë të shkollës:
KONKURS PER REGJISTRIMIN E NXENESVE NE KLASEN E 10 (dhjetë)
Te dashur semimaturantë ju njoftojme qe Gjimnazi “Aleksander Xhuvani” ka hapur konkursin per regjistrim te nxenesve ne klasen e dhjete per vitin shkollor 2024/25.
442 nxenes kete vit do te marrin epitetin e gjimnazistit/es per te dy drejtimet qe shkolla jone ofron:
– Gjimnazin e shkencave natyrore (9 paralele)
– Gjimnazin e shkencave shoqerore (7 paralele qender + 1 Orllan).
Afati i dorezimit te dokumenteve eshte ne datat: 10, 11 dhe 12 korrik, nga ora 08:00-16:00.
Kushtet dhe kriteret per t’u regjistruar ne gjimnaz jane te perfshira ne konkursin publik i cili eshte i bashkelidhur me kete postim.
Dokumentet e nevojshme per aplikim jane:
➡️ Fletparaqitja e cila merret ne shkolle
➡️Deftesa origjinale e shkollimit te mesem te ulet (6-9)
➡️ Çertifikata e lindjes.
Eshte obligative qe dokumentet te dorezohen me mbeshtjelles folie apo te letres.
Drejtoria dhe stafi i shkolles mirepresin aplikimin tuaj.