Foto ilustrim

Një person në fshatin Batllavë të Komunës së Podujevës ka raportuar në Polici se i anë përfshirë rreth 50 hektarë pyll, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa zjarri, siç njofton PK, është lokalizuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshi nga zjarri rreth 50 hektar pyll. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “zjarrvënie”./Llapi.info