Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se dje në ora 09:30 në një shkollë në Podujevë, një i dyshuar mashkull K-Shqiptar (i mitur) në bashkëpunim me një të dyshuar mashkull K-Shqiptar kanë bartë armë në shkollë, transmeton Llapi.info.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar (i mitur) në bashkëpunim me një të dyshuar mashkull K-Shqiptar kanë bartë armë në shkollë. Pas intervistimit në prezencë të Drejtorit i dyshuari ka pranuar se armën e kishte fshehur jashtë Objektit të shkollës. Nga Njësiti policor është konfiskuar arma Revole MOD.LADY.K.ITALY pa karikator. Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Policia nuk ka treguar se për cilën shkollë bëhet fjalë./Llapi.info