Foto ilustrim

Një vjedhje është regjistruar në fshatin Katunishtë të Podujevës, ku një person ka raportuar se në shtëpinë e tij, nga persona të pa njohur i është vjedhur një pushkë gjuetie me leje të skaduar, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas PK-së, personi i cili ka raportuar vjedhjen është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

“Fsh. Katunishtë, Podujevë 23.05.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar se në shtëpinë e tij, nga persona të pa njohur i është vjedhur një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.

 Pa dhënë detaje, në Policinë e Kosovës është hapur edhe rasti për veprën penale “vjedhje e rëndë”, derisa i njëjti vazhdon të hetohet./Llapi.info.