Dje rreth orës 21:07 një qytetar i Podujevës ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë hedhur para derës së hyrjes së stëpisë së tij një granatë dore M-75, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë, granata fatmirësisht nuk është aktivizuar.

Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendine ngjarjes, ndërsa mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësitet e PK-së për dominim, në mënyrë të sigurtë.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.