Familjarët e një vogëlushi që vdiq sapo kishte bërë gjashtë muaj si pasojë e një sëmundje të rëndë, e kanë bërë një gjest shumë fisnik.

Ata kanë dhuruar paratë që kishin grumbulluar për shërimin e djalit të tyre.

Familjarët kishin pranuar 100 mijë euro për shërimin e djalit të tyre, por fëmija kur ishte vetëm 6 muaj kishte vdekur, andaj familja kishte vendosur që paratë e mbetura që ishin 78 mijë euro ti dhuronin për fëmijë të tjerë që kishin nevojë.

Familjarët treguan se këto para janë shpërndarë në 12 familje tjera që kishin nevojë për shërimin e fëmijëve e tyre.