Ekipi i Llapit U-19, sot ka festuar në “Zahir Pajaziti”, titullin e kampionit të Superligës së Kosovës për edicionin 2022/23, shkruan Llapi.info.

Skuadra llapjane e siguroi titullin në ndeshjen e parafundit, ku mposhti Prishtinën në udhëtim.

Njoftimi i plotë:

Skuadra U-19 (Juniorët) kanë festuar sot titullin kampion, të cilin e kanë fituar në xhiron e kaluar ndaj Prishtinës.

Në ambientet e stadiumit “Zahir Pajaziti”, në praninë e Komesarit të Garave, z. Ardian Llumnica dhe drejtuesve të klubit tonë, është bërë dorëzimi i medaljeve dhe më pas edhe trofeut.

Skuadra e Juniorëve, falë punës fantastike të shtabit teknik, trajnerit Mehmet Agushi dhe futbollistëve, kanë arritur të mbyllin sezonin me trofeun e çmueshëm të Kampionit.

Kryesia dhe gjithë pjesëtarët e klubit urojnë skuadrën U-19 për titullin kampion të fituar me plotë meritë si dhe u dëshirojnë shumë suksese në vazhdim.

URIME KAMPIONA, JENI KRENARIA E QYTETIT