Dje ka filluar synetia falas për rreth 200 fëmijë llapjanë, e cila është dashur të filloj javë më parë. Por, projekti mes Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK)- dega në Podujevë dhe Drejtorisë së Shëndetësisë në Podujevë, ka pësuar disa ndryshme. Kjo pasi, disa mjekë turq ishin paraparë ta kryenin këtë punë, ndërsa tani është kirurgu nga Podujeva, Naser Plakolli, ai i cili po e kryen një gjë të tillë.

Agron Hyseni, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, ka konfirmuar për llapi.info se kirugru Naser Plakolli është ai i cili po e kryn synetin e rreth 200 fëmijëve llapjanë.

“Ky është një projekt i Bashkësisë Islame në Podujevë dhe ne kemi dashur me ju ndihmu. Nga mjekët turq kemi kërkuar licencën e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilën nuk kanë mundur ta sigurojnë.

Kështu, BIK ka mundësuar që Naser Plakolli ta kryej këtë punë. Synetia ka filluar dje dhe do të vazhdoj
deri sa të kryhen të gjithë fëmijët”, ka thënë Hyseni.

Ai ka përmendur se BIK ka ndarë një shumë simbolike për kirugrun Naser Plakollin.

Llapi.info ka provuar të marrë një prononcim nga Bekim Jashari, Kryetar i BIK-ut në Podujevë, lidhur me këtë çështje, por na është thënë se ky i fundit gjendet në pushim deri në fund të muajit.

Llapi.info ka biseduar edhe me kirurgun Naser Plakollin, i cili ka bërë të ditur se synetia për fëmijët llapjanë po ecën mirë.

“Këtë punë e kam pranuar pasi kam biseduar me Afrim Shabanin, drejtor i QKMF-së në Podujevë. Punën e bëjë në baza vullnetare, por BIK më ka premtuar një shumë simbolike. Janë rreth 200 fëmijë që do të bëhen synet. Synetia ka filluar dje. Nga 15 fëmijë kryhen mbrenda ditës. Pritet që kjo të zgjasë 10 ditë punë. Synetia po ecën mirë”, ka thënë Plakolli./Llapi.info