Një person është kanosur me armë në rrugën “Afrim Zhitia” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është shoqëruar në stacionin, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar.
“Rr. “Afrim Zhitia”, Podujevë 19.08.2019 – 20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti duke ekspozuar një revole kishte kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Pistoleta me 15 fishekë është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK./Llapi.info