Më pak se dy javë kanë mbetur deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Pikërisht në këtë kohë, kur kanë mbetur edhe pak ditë në hapjen e kutive për votim, partia që udhëheq me komunën, ajo e LDK-së, ka nisur gjahun nëpër zona të ndryshme të Podujevës.
Madje, asfalti dy-tre centimetërsh nuk po ndalet së shtruari as në pikë të natës. Kështu ka ndodhur edhe sonte në fshatin Godishnjak të kësaj komune.
Kështu kanë thënë banorë të kësaj ane, derisa kanë dërguar pamje në Llapi.info. Sipas tyre, punimet në këtë rrugë janë duke u kryer me shtresë të hollë të asfaltit, ndërkohë që i njëjti është duke u shtruar natën në temperatura të ulëta.
Ndërkaq, për këso punimesh janë ankuar edhe banorë të zonave tjera.
Kujtojmë që zgjedhjet lokale në Podujevë do të mbahen më 29 të këtij muaji, ndërkohë që në garë janë tre kandidatë./Llapi.info