Zëvendësimi i trafove të rrymës në fshatin Letanc të Komunës së Podujevës ka rritur kapacitetet e shpërndarjes për më tepër se 50 përqind.

Këtë e ka bërë të ditur KEDS përmes një komunikate për media.

Nexhat Fazliu, Kordinator i Departamentit të Prishjeve në Podujevë ka treguar se në fshatin Letanc ka qenë transformatori 400 KVA (kilovolt amper), ndërsa tani në vend të saj është vendosur transformatori 630 KVA.

Bashkë me trafon janë vendosur edhe pajisjet përcjellëse duke përfshirë kabllot bistekë dhe shtyllat e betonit. Paralelisht me rritjen e kapaciteteve është rritur edhe siguria fizike e qytetarëve në atë pjesë, sepse KEDS ka vendosur trafon në trafoblind, përderisa e mëhershmja ishte në trafoshtyllë.

Edhe banorët e këtij fshati janë ndarë të knaqur sepse tashmë kanë energji elektrike më kualitative.

Pronari i një dyqani në këtë fshat thotë se është mjaft i knaqur sepse kjo tregon seriozitetin e KEDS-it që të jetë sa më afër nesh, por sipas tij edhe qytetarët duhet të kryejnë obligimet që kanë ndaj kësaj kompanie, në mënyrë që të ndërtohet një partneritet i mirëfilltë në mes të dy palëve.

KEDS ka premtuar që Brenda këtij viti vetëm në komunë të Podujevës do të investojë 1.2 milionë euro./Llapi.info