Tri biznese afariste dhe një pronë private (shtëpi) në Rr. “20 Qershori” në Podujevë sot rreth orës 11:00 janë shkyqur nga rrjeti elektrik për shkak të një dënimi që furra “Gurra” nuk i ka paguar KEDS-it. Dënim pa paguar ndaj KEDS-it ka edhe barnatorja që është ngjitas me furrën “Gurra”, raporton Llapi.info.

Derisa barnatorja ka lidhje tjetër të rrjetit elektrik, pronarët e bizneseve të shkyqura thonë se ata janë shkyqur nga rrjeti për shkak të lidhjes së njëjtë të kabllos që kanë me furrën “Gurra”. Mirëpo, inkasantët që kanë qenë në detyrë u kanë thënë atyre se shkyqja është bërë për shkak të dënimit të papaguar të barnatores.

Pronarët e bizeseve të dëmtuara nga shkyqja kanë thënë për Llapi.info se shkyqja nga rrjeti elektrik ka mundur të bëhet në mënyrë individuale përmes njehësorëve dhe jo në mënyrë kolektive nga shtylla elektrike.

Këtë rast ata e kanë dërguar edhe në polici.

Nga ana tjetër, pronari i furrës “Gurra” pretendon se ka bërë ankesë ndaj dënimit mbi 3.000 euro që KEDS i ka shqiptuar biznesit të tij, por që ende nuk ka marrë përgjigje për ankesën e bërë.

Llapi.info ka kontaktuar përmes telefonit me Zëdhënsin e KEDS-it, Viktor Buzhala, për të marrë një përgjigje lidhur me shkyqjen kolektive që u është bërë këtyre bizneseve, por ky i fundit ka kërkuar që t’i shkruajm në email. Janë bërë tri orë që Llapi.info pret përgjigje nga Buzhala, por ai ende nuk ka kthyer përgjigje.

Në momentin që do të ketë përgjigje, Llapi.info do të e publikojë atë.

Këto janë faturat që dëshmojnë se bizneset afariste që janë dëmtuar nga kjo shkyqje nuk kanë borxh ndaj KEDS-it./Llapi.info

13016892_10205981266001853_1793441092_o

13054549_10205981287562392_1912267807_o

13072012_10205981266161857_1018934066_o

13054859_10205981266241859_2091706789_o