Para disa ditëve është raportuar se KEDS-i i kishte konfiskuar një lope familjes së Bislim Halitit nga fshati Dvorishtë komuna e Podujevës për shkak të borxheve që këta të fundit i kishin KEDS-it.

KEDS/KESCO ka sqruar për opinionin se nuk ia kanë konfiskuar lopën familjes Halitit ashtu siç është apostrofuar në shumë media.

Ky është sqarimi i plotë i KEDS-it:

“Sqarim nga KEDS-i rreth rastit në Dvorishtë të Podujevës

KEDS / KESCO dëshirojnë të sqarojë për opinionin se nuk ia kanë konfiskuar lopën z. Bislim Halitit nga fshati Dvorishtë e Podujevës, siç është apostrofuar në shumë media.

KEDS/KESCO nuk konfiskojnë asnjë pajisje shtëpiake apo pasuri të asnjë individi, por merren me distribuimin, përkatësisht furnizimin me energji elektrike dhe janë të licencuar për të operuar në tërë territorin e Kosovës.

Në kuadër të këtyre kompetencave, KEDS / KESCO kanë përgjegjësi ligjore t’i trajtojnë të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë. Kjo nënkupton edhe detyrime të anës tjetër, pra ata që e shpenzojnë duhet ta paguajnë.

Në rast të mospagesës së borxhit është praktikë standarde që KEDS / KESCO e dërgojnë rastin tek përmbaruesi në pajtim me ligjin përkatës.

KEDS / KESCO të gjitha veprimtaritë e veta i mbështesin në ligjet e aplikueshme në Kosovë.
Në rastin konkret, ka qenë vet konsumatori që në mënyrë vullnetare kishte shkuar të përmbaruesi dhe e kishte paguar borxhin njëherësh, përkundër faktit se i ishte mundësuar pagesa me rata nga përmbaruesi privat.

KEDS / KESCO lusin të gjitha mediat që të marrin edhe anën tjetër kur shkruajnë në mënyrë që të del e vërteta në shesh dhe të mos rrëshqitet në të pavërteta të cilat po dëmtojnë rëndë dhe qëllimshëm operimet e kompanisë.”/Llapi.info