Ka nisur sot ndërtimi i Qendrës Multifunksionale në Podujevë, projekt ky i cili kap shifrat e një milion eurove, shkruan Llapi.info.
Gurthemeli është vendosur sot, ku prezent ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetrari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku dhe zyrtarë tjerë komunalë.
Kjo qendër ka nisur të ndërtohet tek ish-tregu i gjelbër në Podujevë.
Në një prononcim për media, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke falënderuar Qeverinë Kurti për këtë projekt, ka thënë se komuna e Podujevës ka ndarë 100 mijë euro, kurse pjesa tjetër është mbuluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Vitin e kaluar, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, pati publikuar pamjet se do të duket kjo qendër.
Më poshtë projekti;