KEDS ka njoftuar se disa pjesë të vendit do të mbesin sot pa energji elektrike.

Arsyeja është punimet që po bëhen në sistemin energjetik.

Në mesin e tyre janë edhe disa pjesë të Podujevës.

Rryma do të ndalet nga ora 08:30 deri në 14:00.

Mëposhtë mund ta shihni listën.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) nga ora 08:30 deri 14:00
Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.
Nga NS 35/10[kV] Besi do të ndërprehet:
Dalja 10kV Prugovci (kodi: 10013012) nga ora 08:30 deri 14:00
Vendet: Barilevë Lecët, Te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishtë, Betonjerka private Lebanë, Objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company dhe Prugovc Zuqollët.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.