KEDS përmes një kumtese njofton se nesër do të ketë ndërprerje rryme në disa lokalitete të vendit.

Sipas kësaj kumtese, në qytetin e Podujevës ndërprerje do të kenë një numër i madh i fshatrave ku për këtë shkak, këto vende do të përballen me mungesë të energjisë elektrike deri në 4 orë, njofton Llapi.info

Sipas kumtesës, rryma do të ndërpritet:

Më 19.10.2016, ne NS 220/35/10(20) kV Podujeva do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Fshatrat 1 (14000009) prej orës 16:00 deri në ora 20:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llapashticë, Sekiraqë, Gllamnik, Konushevc, Buricë dhe Penuhë.
Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Më 19.10.2016, ne NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Sillosi(14000006) prej orës 12:00 deri në ora 12:30.
Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Letanc, Brecalit, Sillosi Hekurudha, Tallovit, Sigurimi social –Podujevë.
Arsyeja: energjizimi i TS të ri 400 kVA LOT 2 Podujeva nënprojekti Letanc.

Më 20.10.2016, në NS 35/10(20) kV Batllava do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Batllava( kodi:14015001) prej orës 12:00 deri në orën 15:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Boshnjakët, Ashkalitë, Malokët, Bajraktarët, Zymerajt, Statovci, Gërdofci, Lluga te top Gjoni private, Zhitiali, Kaqibeg, Sibovci i Ulët, Statovc Batllavë, Al-Trade, Nesushët-bashkëinvestim, konsumatorët e fshatit Gërdovc.

Arsyeja e shkyçjes: energjizimi i TS te RI nga kompania G3 Inxhiniering.