Në fshatin Peran të Podujevës njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e një të dyshuari të mitur mashkull K-Shqiptar dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, njofton Policia e Kosovës, përcjell Llapi.info.
Pushka e automatike e konfiskuar ishte me mbishkrim 1997-M70AB2 e cila dyshohet të jetë prodhim jugosllav.
Përpos këtij konfiskimi Policia njofton se në Merdare njësitet policore kanë konfiskuar një pushkë të gjatë me dylbi gjatë kontrollit të veturës Pezho me targa Suedeze të cilën e drejtonte një i dyshuar mashkull K-Shqiptar.
Sipas Policisë me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info