Në rrugën “20 Qershori” në Podujevë është konfiskuar një veturë me targa gjermane që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar, njofton Policia e Kosovës, përcjell Llapi.info.
Njësiti policor pasi ka ndalur veturën Golf 3 gjatë kontrollit të dokumentacionit ka vërejtur se ngasësi i saj i dyshuari nuk kishte kryer obligimet doganore dhe për këtë arsye i është konfiskuar vetura.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.