Në Podujevë tash e disa ditë po vazhdojnë aksionet humanitare për mbledhjen e fondeve të nevojshme për shërimin e të riut Baki Hajzeri.

Një aksion i tillë është organizuar edhe nga Bashksia Islame, Dega në Podujevë, ku gjatë ditës së premte, në kohën e namazit të xhumasë në xhamitë e qytetit janë grumbulluar fonde nga qytetarët.

Kryetari i Bashksisë Islame, Dega në Podujevë, Bekim Jashari, për Llapi.info ka thënë se gjatë ditës së premte janë grumbulluar ma shumë se 5500 euro nëpër xhamia.

“Ne si Bashkësi Islame jemi të kënaqur dhe falenderues ndaj qytetarëve për kontributin që kanë dhënë” ka thënë Jashari.

Jashari ka bërë të ditur se aksioni për grumbullimin e të hollave për Baki Hajzerin do të vazhdojë edhe të premten e ardhshme.

Ai madje ka premtuar se personalisht do të transferojë një shumë prej 500 euro në xhirollogari, për t’i dalur në ndihmë Bakisë.

Në anën tjetër, Imami Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu ka treguar se vetëm në Xhaminë e vjetër kanë arritur të mbledhin 1820 euro, të cilat fonde i kanë transferuar në xhirollogari të Bakiut.

Poashtu ai ka treguar se para 1 javë u kanë dërguar një shumë prej 400 euro në shtëpi, të cilat kanë arritur t’i mbledhin me disa xhematlinjë./Llapi.info