Një pjesë e roletave dyshohet se janë djegur në një shtëpi në Merdar të Podujevës, shkruan Llapi.info. 

Policia ka njoftuar se një grua është ankuar për këtë rast, që e ka vërejtur vetëm pasi është kthyer në shtëpi.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pasi është kthyer në shtëpi ka vërejtur se një pjesë e roletave është djegur pjesërisht. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore”, thuhet në njoftimin e policisë./Llapi.info