Një person është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Personi i lënduar është një kalimtar i rastit i cili është lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.
“Dy vetura janë aksidentuar ku si pasojë është lënduar një këmbësor i cili fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente në Podujevë, pastaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë dhe tani është jashtë rrezikut për jetë”- tha Bislimi për Llapi.info.
Sipas Bislimit për rastin nuk mund të jepen detaje të tjera sepse njësia e trafikut rajonal është akoma duke u marrë me rastin./Llapi.info