Një i mitur rreth moshës 16 vjeçare është lënduar sot si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe një motroi në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar i Qendrës Emegjente në Podujevë, sipas të cilit i mituri ka marrë lëndime të lehta.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar një fëmijë i moshës rreth 15 ose 16 vjeç, mirëpo, ai ka marrë lëndime të lehta dhe është liruar për në shtëpi”- tha mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Podujevë për Llapi.info./Llapi.info