Në Komunën e Podujevës sot është mbajtur konferenca e tretë dhe e fundit përgatitore për ushtrimin fushor “Skifteri 03”, njofton Llapi.info
Në konferencën e fundit përgatitore, që u mbajt në Komunën e Podujevës me përfaqësuesit e Batalionit të Tretë të FSK-së për Reagim të Shpejtë, u bisedua lidhur me rrjedhën e përgatitjeve përfundimtar për ushtrimin fushor “Skifteri 03”, që do të mbahet nga data 26 deri më 28 mars, në territorin e Komunës së Podujevës.
Në takimin, ku ishin të pranishëm Faik Muçiqi – drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe udhëheqës nga sektorë ndryshëm të FSK-së, të udhëhequr nga zëvendëskomandanti i Batalionit të Tretë të FSK-së, majori Avni Kiçina dhe agjencionet e tjera të përfshira në ushtrimin fushor, u caktuan objektivat e secilit agjencion, stafi pjesëmarrës, lokacionet e ushtrimeve dhe pajisjet që do të përdoren në ushtrimin fushor “Skifteri 03”, i cili do të zgjasë tri ditë./Llapi.info