Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me Qendrën Rinore Blue- Podujevë dhe Debate Center organizojnë një trajnim pesë ditorë të quajtur “Debatet” sipas formatit “British Parlamentary”, me ç’rast ftojnë të rinjët e moshës 16- 22 vjeç që të marrin pjesë në këtë trajnim.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të Qendrës Rinore Blue në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, përcjell Llapi.info.
Projekti “Debatet” ka për qëllim trajnimin e të rinjëve dhe antarëve të qendrës rinore në komunën e Podujevës mbi teknikat e debatit në formatin “British Parlamentary”.
“Trajnimi në formantin e debatit British Parlamentary do t’ju mundësojë të rinjve që të zhvillojnë aftësitë e tyre argumentuese, retorikën dhe mendimin kritik si parakusht për pjesëmarrjen e tyre në proceset socio- politike dhe vendimmarrëse.”- thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.
Temat të cilat do të zhvillohen gjatë këtij trajnimi janë të ndryshme duke filluar nga tema e demokracisë; zhvillimit të qëndrueshëm; pjesëmarrjes së të rinjëve në vendimmarrje; migrimit dhe tema për bashkëjetesën.
Trajnimi do të mbahet prej datës 25- 29 prill 2016, nga oa 13:00 deri 16:00 në objektin e Qendrës Rinore Blue në Podujevë, ndërsa afati për aplikim është deri më 20 prill 2016.
Për kriteret dhe detaje tjera rreth trajnimit mund t’i mësoni në ftesën për pjesmarrje që do e publikojmë më poshtë./Llapi.info